Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka deklaruar se protesta para Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe pas votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara në lexim të parë.
“Leximi i parë kaloi. Por kjo nuk është fundi.
20 ditë e 20 net nuk qëndruam në shesh për gjysmë vendimi. Nuk qëndruam në shi, në të ftohtë e para dyerve të Kuvendit për t’u kthyer mbrapa tani.
Nuk zmbrapsemi. Nuk largohemi.
Qëndrojmë këtu deri sa të kalojë edhe leximi i dytë.
Sepse kjo nuk është vetëm një betejë për një ligj. Është betejë për drejtësi, për dinjitet dhe për historinë mbi të cilën u ndërtua liria jonë.
Deri në votën e fundit.
Deri në fund.
Për UÇK-në.
Për drejtësi.
Për historinë tonë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

