HomeAktualeDeputetë të PDK-së dhe Aleancës dalin në shesh në mbështetje të protestuesve

Deputetë të PDK-së dhe Aleancës dalin në shesh në mbështetje të protestuesve

spot_img

Disa deputetë të dy partive opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca, kanë dalë në sheshet e kryeqytetit për t’i mbështetur protestuesit mes tensionesh përreth Kuvendit të Kosovës.

Në mesin e atyre ishte edhe Ramush Haradinaj nga Aleanca, emri i të cilit u brohorit nga protestuesit.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, u dëgjuan duke u thënë oficerëve të policisë se “e keni tepruar”, raporton gazetarja e REL-it, Flaka Zogu.

PDK është ankuar se policia ka përdorur dhunë ndaj protestuesve, të cilët i ka shpërndarë nga sheshi më i afërt me Kuvendin duke përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji.

Protestuesit kanë hedhur vazhdimisht mjete piroteknike dhe kanë tentuar t’i pengojnë deputetët të largohen nga Kuvendi pasi kërkojnë që të miratohen ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale.

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës vazhdojnë të qëndrojnë në Kuvend, duke u bërë thirrje deputetëve të parisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, të kthehen në Kuvend për t’i kaluar ndryshimet edhe në leximin e dytë dhe përfundimtar.

Lajmet e Fundit

Çlirim Haziri: Protesta vazhdon, kërkesa jonë për miratimin e ligjit nuk ka marrë përgjigje

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka thënë se protestat do...

12 të lënduar në protestë

Shefi i Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, i tha...

Hamza në protestë: Ligji për Specialen s’është i një partie, ka të bëjë me historinë e të ardhmen

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza i është bashkuar protestës së sotme, duke ritheksuar edhe...

PDK: Qeveria të ndalë dhunën ndaj protestuesve dhe t’i përgjigjet kërkesës për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në

"Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër përdorimin e dhunës ndaj qytetarëve që po protestojnë...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...