Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza i është bashkuar protestës së sotme, duke ritheksuar edhe një herë rëndësinë e votimit të Projektligjit për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ai tha se qytetarët po kërkojnë aprovimin e këtij ligji, transmeton Klankosova.tv.
“Ligji është domosdoshmëri, nuk ka asnjë arsye që Ligji të mos aprovohet në dy lexime, Ligji nuk ka të bëjë me një parti politike, ka të bëjë me një çështje që i kalon përmasat e një partie, ka të bëjë me mbrojtjen e të kaluarës, të historisë, tash edhe të ardhmes”, u shpreh ai.

