Në seancën e sotme të Kuvendit është votuar në lexim të parë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Ky projektligj u votua me 91 vota.
Të gjithë votuan në favor të projektligjit, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Projektligji duhet të kalojë edhe në lexim të dytë për t’u miratuar përfundimisht.

