HomeAktualeKurti takohet me Kallasin në OKB: Kërkon trysni ndaj Serbisë dhe statusin...

Kurti takohet me Kallasin në OKB: Kërkon trysni ndaj Serbisë dhe statusin kandidat për Kosovën

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Kurti tha se në takim ka kërkuar përkrahjen e Bashkimit Evropian për të ushtruar trysni ndaj Serbisë që Millan Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit që Kosova e konsideron terrorist, të përballen me drejtësinë në Kosovë.

Ai e ka lidhur këtë çështje me sulmin në Banjskë të Zveçanit, duke theksuar se më 24 shtator bëhen tre vjet nga sulmi ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Millan Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist paramilitar, të cilët po mbrohen nga presidenti i Serbisë, teksa i ofrojnë mbrojtje dhe shërbime, duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

Në takim, sipas Kurtit, është diskutuar edhe aktgjykimi i shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij për, siç e ka cilësuar, “dënimet e rënda dhe të padrejta”, duke thënë se procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar dhe se Kosova do të angazhohet në shkallën e apelit.
Kurti ka mbrojtur gjithashtu luftën e UÇK-së, duke thënë se ajo lindi si përgjigje ndaj represionit, vrasjeve, masakrave dhe dëbimeve masive nga Serbia.

Ai ka akuzuar Serbinë për krime gjatë luftës dhe ka kërkuar që përgjegjësit për krimet e kryera ndaj qytetarëve të Kosovës të përballen me drejtësinë.

Një tjetër çështje e ngritur në takim, sipas Kurtit, ishte situata e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se shqiptarët në Serbi përballen me diskriminim dhe nënpërfaqësim në institucione, ndërsa ka akuzuar autoritetet serbe për “spastrim etnik administrativ” përmes heqjes së adresave.

Kurti ka theksuar se Kosova mbetet e përcaktuar për integrimin evropian dhe euro-atlantik dhe se është e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Në këtë kuadër, ai ka thënë se përgjigjja e Brukselit duhet të jetë dhënia e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lajmet e Fundit

Irlandezët kanë frikë nga Muriqi, Zhegrova dhe Asllani

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka potencialin për t’i shkaktuar probleme serioze Republikës së...

Kurti takon në Nju-Jork presidentin e Bankës Botërore 

"Gjatë qëndrimit në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sot takova edhe...

Gjini: Jonormale me negociu tërheqjen e lëndëve nga Gjykata me votimin e ligjit për Specialen

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i ftuar në Pressing në T7 foli për dënimin...

OEK dhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” diskutojnë për bashkëpunimin në kuadër të “Anamorava Economic Forum 2026”

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, zhvilloi një takim zyrtar me rektoren...

Më të lexuarat

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...