HomeAktualeIrlandezët kanë frikë nga Muriqi, Zhegrova dhe Asllani

Irlandezët kanë frikë nga Muriqi, Zhegrova dhe Asllani

spot_img

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka potencialin për t’i shkaktuar probleme serioze Republikës së Irlandës, sipas analistit të futbollit në televizionin publik irlandez RTE, Alan Caëley.

Peshë kryesore në repartin e sulmit të “Dardanëve” pritet ta mbajë pikërisht Muriqi me përvojën e tij.

32-vjeçari ka shënuar 32 gola me fanellën e Kosovës, duke qenë golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses.

Duke folur në podkastin e RTE Soccer, Cawley veçoi paraqitjen e Muriqit në fazën “play-off” të Champions League ndaj Lyonit, ndeshje ku ai gjeti rrjetën në kualifikimin e Fenerbahçes me rezultat të përgjithshëm 3-2.

“Ai ka një prani të madhe fizike në sulm dhe nuhatje të shkëlqyer për gol. Ka pasur një nisje vërtet të mirë të sezonit me Fenerbahçen, duke shënuar gjashtë gola në gjashtë takime. Një tjetër pikë e fortë që e vumë re në atë ndeshje ishte angazhimi në zonën mbrojtëse; numri i spastrimeve të topit që bëri. Cilido që luan në prapavijë për ne, qoftë me tre apo me katër mbrojtës, do të ketë plot punë”, u shpreh Caëley, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë podkast u prononcua edhe ish-futbollisti i kombëtares irlandeze, Stephen Kelly, i cili tërhoqi vëmendjen edhe te emra të tjerë të rrezikshëm të Kosovës, duke përmendur anësorin e Juventusit, Edon Zhegrova, dhe sulmuesin e Hoffenheimit, Fisnik Asllani, i cili ka shënuar katër gola në 16 paraqitje me përfaqësuesen.

 

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...