HomeAktualeBE: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit

BE: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit

spot_img

Bashkimi Evropian (BE) tha se është në dijeni të votimit të së dielës, me ç’rast u bë konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i Qeverisë së re, por shtoi se i takon gjykatës më të lartë në vend që të japë vlerësimin rreth kushtetutshmërisë së themelimit të këtyre institucioneve.

“Jemi në dijeni të votimeve të së dielës, si dhe vendimeve për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Gjithashtu, jemi në dijeni edhe për kërkesën e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e këtyre vendimeve. I takon Gjykatës Kushtetuese të shprehet për kërkesën e paraqitur”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Zëdhënësi theksoi po ashtu se Kosovës i duhen institucione “plotësisht të konsoliduara për të çuar përpara reformat dhe për të avancuar në rrugën e integrimit në BE, përfshirë edhe në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.

Në seancën konstituive të mbajtur të dielën, më 13 shtator, u zgjodhën nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga komuniteti serb dhe pakicat joserbe, teksa kryetarja Albulena Haxhiu e shpalli të konstituuar organin ligjvënës pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës – fuqisë së dytë politike në vend.

Pak orë më vonë, u mbajt një seancë e jashtëzakonshme ku u votua Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti. Kjo seancë u bojkotua nga PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca, ndërkaq në të morën pjesë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të Kurtit dhe të komuniteteve joshumicë.

PDK-ja, e cila nuk mori pjesë në seancën konstituive, paraprakisht tërhoqi kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, pasi LVV-ja nuk e kishte votuar në seancën e 11 shtatorit. LVV-ja më pas tha se do ta përkrahte kandidaturën e Çitakut, por PDK-ja nuk mori pjesë në seancë.

Po më 11 shtator ishte zgjedhur nënkryetari nga LVV-ja, ndërkaq Haxhiu ishte zgjedhur në krye të organit ligjvënës në seancën paraprake të mbajtur më 9 shtator

Pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, PDK-ja iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që të vendosë masë të përkohshme ndaj Kuvendit të ri, derisa të shqyrtojë nëse konstituimi i tij është bërë në përputhje me Kushtetutën.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian gjithashtu konfirmoi se BE-ja është në dijeni edhe sa i përket kërkesës së paraqitur në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e këtyre vendimeve, duke vlerësuar se i takon këtij institucioni të shprehet për kërkesën e paraqitur.

Dy deputetë të kësaj partie, Arian Tahiri dhe Përparim Gruda, së bashku me avokatin Faton Fetahu, e dorëzuan ankesën në emër të partisë të hënën në mëngjes.

Duke folur për mediat pas dorëzimit të ankesës, Tahiri tha se “është e rëndësishme që të vendoset masë e përkohshme fillimisht, në mënyrë që të mos shkaktohen dëme e situata më të rënda në kuptim juridik dhe institucional”.

Sipas tyre, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet e shkeli afatin kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, si dhe procedurën për thirrjen e seancës çdo 48 orë deri në konstituimin e tij.

Sipas një aktgjykimi të vitit të kaluar të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve. Ky afat përfundoi më 7 gusht 2026./ REL

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Bekim Sejdiu tregoi dinjitet, do të ishte zgjedhja e duhur për President

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tërheqjes së...

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president

Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për president të Republikës së...

Policia e Kosovës ndërmerr masa të sigurisë përgjatë aktiviteteve dhe zhvillimeve që ndërlidhen me datën 16 shtator

Policia e Kosovës, lidhur me zhvillimet e parapara për datën 16 shtator, ku pritet...

Ballkani dhe Dukagjini ndajnë pikët, Prishtina përfiton në krye

Ballkani dhe Dukagjini kanë mbyllur pa gola përballjen e javës në Superligën e Kosovës,...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...