HomeAktualeRamadani: Kosova në agoni institucionale, zgjedhjet e vetmja rrugë e legjitimimit

Ramadani: Kosova në agoni institucionale, zgjedhjet e vetmja rrugë e legjitimimit

spot_img

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se agonia institucionale duhet të merr fund.

Ai ka thënë se një gjë e tillë e ka përfshirë vendin dhe institucionet tash e sa muaj.

“Nuk besoj se ka kush në këtë vend që mendon se nuk duhet të ndryshojë gjë. Secila dhe secili, veç e veç dhe në tërësi, janë të bindur se diçka duhet të ndryshojë. Madje, edhe këta që udhëheqin jashtë-kushtetutës.”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Ramadani ka thënë se premise themelore është përfundimi i kësaj agonie.

“E qartë se secila dhe secili e ka bindjen e vet se si do të dukej ndryshimi. Për këtë, duhet të vendosin qytetarët e Kosovës. Në çdo rast, premisa themelore është përfundimi definitiv i kësaj agonie. Kësaj agonie institucionale të pashembulltë në Kosovën e pasluftës. Në situata të tilla, legjitimimi i elitës politike përmes zgjedhjeve është e vetmja rrugë e artë!”, ka thënë ai.

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Bekim Sejdiu tregoi dinjitet, do të ishte zgjedhja e duhur për President

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tërheqjes së...

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president

Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për president të Republikës së...

Policia e Kosovës ndërmerr masa të sigurisë përgjatë aktiviteteve dhe zhvillimeve që ndërlidhen me datën 16 shtator

Policia e Kosovës, lidhur me zhvillimet e parapara për datën 16 shtator, ku pritet...

Ballkani dhe Dukagjini ndajnë pikët, Prishtina përfiton në krye

Ballkani dhe Dukagjini kanë mbyllur pa gola përballjen e javës në Superligën e Kosovës,...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...