HomeEkonomiZyra Kombëtare e Auditimit mbajti Konferencën Vjetore “Zhvillimi institucional dhe ndikimi i...

Zyra Kombëtare e Auditimit mbajti Konferencën Vjetore “Zhvillimi institucional dhe ndikimi i auditimit publik”

spot_img

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) të premten mbajti Konferencën Vjetore me temën “Zhvillimi institucional dhe ndikimi i auditimit publik”, me pjesëmarrjen e të gjithë stafit. Punimet e konferencës u zhvilluan në dy panele: “Strategjia, zhvillimi institucional dhe rritja e ndikimit të auditimit publik” dhe “Sezoni i auditimit 2025/2026: rezultatet dhe sfidat”, si dhe dy sesione interaktive lidhur me pikëpamjet e stafit për vizionin e ZKA-së dhe për sfidat në punë.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, në fjalën e hapjes së punimeve të konferencës tha se kjo është një mundësi e mirë për të vlerësuar të arriturat, sfidat dhe ambiciet e së ardhmes. Ajo u shpreh se rëndësia e punës së ZKA-së nuk matet vetëm me numrin e auditimeve apo rekomandimeve, por me ndikimin e saj dhe ndryshimin që nxit në menaxhimin e parasë publike.

“Pas pesë vitesh pune të përbashkët, përkushtimi dhe zhvillimi institucional, po fillojmë një etapë të re, me përvojë më të madhe, përgjegjësi më të larta dhe pritje më ambicioze për ZKA-në. Kur shikojmë pas, kemi arsye të jemi krenarë për atë që kemi ndërtuar së bashku. Por sot nuk dua të ndalemi vetëm të arritjet. Dua të shikojmë përpara dhe të reflektojmë se si mund ta shndërrojmë përvojën në zhvillim, ekspertizën në cilësi dhe cilësinë në ndikim të prekshëm për institucionet publike dhe qytetarët”, deklaroi znj. Spanca.

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj ka prezantuar në hollësi zhvillimet dhe rezultatet kryesore të arritura nga institucioni gjatë vitit 2026. Ai tha se ZKA-ja ka ndërtuar përvojë, ka zhvilluar kapacitete dhe ka dëshmuar se puna jonë mund të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të financave publike. “Le ta vazhdojmë punën me besimin se mund të arrijmë rezultate edhe më të mira, por edhe me gatishmërinë për t’i pranuar dhe korrigjuar gjërat që duhet të përmirësohen”, deklaroi Halilaj.

Në kuadër të paneleve u prezantuan rezultatet e ndikimit të auditimit dhe vlerësimi i zbatimit të rekomandimeve, zbatimi i planit strategjik 2023-2026 dhe orientimet strategjike për periudhën 2026-2029, zhvillimi i metodologjive dhe manualeve të auditimit: gjetjet dhe rekomandimet nga rishikimi kolegial i SIGMA, si dhe rezultatet e mbështetjes administrative në funksion të realizimit të objektivave të ZKA-së.

Në konferencë u nderuan me mirënjohje punonjësit që shënuan jubileun e 20-të dhe të 10-të të punës në ZKA, punonjësit që janë pensionuar gjatë këtij viti si dhe falënderimet për ish kolegët.

Mbyllja e punimeve të konferencës u bë nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, e cila falënderoi të pranishmit për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin.

“Faleminderit për gjithçka që kemi arritur së bashku dhe për gatishmërinë për të vazhduar këtë rrugëtim më tutje. Unë do të vazhdoj të angazhohem për zhvillimin e kapaciteteve dhe krijimin e kushteve që ju të punoni me profesionalizëm, integritet dhe besim në vlerën e kontributit tuaj. Dua që secili prej jush të ndihet pjesë e zhvillimit të institucionit, të ketë mundësi të shprehë ide dhe të kontribuojë në përmirësimin e mënyrës sonë të punës”, theksoi znj. Spanca.

Lajmet e Fundit

Kosova kërkon mbështetjen e Suedisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i kryesuar nga Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka...

Presidentja Shiroka Pula priti në takim delegacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim një delegacion të...

Foda publikon listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Izralit dhe Irlandës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar...

Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për reformat dhe agjendën evropiane

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur të premten në takim ambasadorin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...