HomeAktualeHaxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për reformat dhe agjendën evropiane

Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për reformat dhe agjendën evropiane

spot_img

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur të premten në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit, Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutuan për prioritetet legjislative të Kuvendit dhe rolin e tij në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Sipas njoftimit, Haxhiu theksoi përkushtimin për të çuar përpara reformat përmes dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.

Vëmendje e veçantë iu kushtua projektligjeve që ndërlidhen me Planin e Rritjes, si dhe rëndësisë së bashkëpunimit parlamentar për shqyrtimin dhe miratimin e tyre brenda afateve të përcaktuara.

Në fund të takimit, Haxhiu falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Lajmet e Fundit

Kosova kërkon mbështetjen e Suedisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i kryesuar nga Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka...

Presidentja Shiroka Pula priti në takim delegacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim një delegacion të...

Foda publikon listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Izralit dhe Irlandës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar...

Kosova dhe Shqipëria stërviten bashkë në Prevallë për Kërkrim-Shpëtim Malor

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, bëri me dije se është zhvilluar një...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...