HomeAktualeKosova kërkon mbështetjen e Suedisë për marrjen e statusit të vendit kandidat...

Kosova kërkon mbështetjen e Suedisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE

spot_img

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i kryesuar nga Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson, ku në fokus ishte bashkëpunimi dypalësh dhe procesi i integrimit evropian të Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua edhe për rolin e diasporës, si dhe zhvillimet që ndikojnë në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe rajonit.

Kryetarja e Komisionit, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, falënderoi Suedinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke vlerësuar bashkëpunimin në reformat demokratike, bashkëpunimin ndërparlamentar dhe mbështetjen suedeze në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo shprehu shqetësimin për mosshqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa kërkoi mbështetjen e Suedisë që çështja e marrjes së statusit të vendit kandidat të diskutohet gjatë vjeshtës.

Nga ana e saj, ambasadorja Pehrson vlerësoi përparimin e Kosovës dhe orientimin e saj proevropian, duke shprehur gatishmërinë për ta mbështetur vendin në përpjekjet për integrim evropian.

Ajo gjithashtu vlerësoi kontributin e diasporës kosovare në jetën ekonomike dhe kulturore të Suedisë, si dhe shprehu interesimin për promovimin e mundësive të investimeve në Kosovë për kompanitë suedeze.

Ndërkaq, anëtarët e Komisionit kërkuan angazhim të mëtejshëm të Suedisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, si dhe lobim te shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Në përfundim, palët rikonfirmuan gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit.

Lajmet e Fundit

Presidentja Shiroka Pula priti në takim delegacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim një delegacion të...

Foda publikon listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Izralit dhe Irlandës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar...

Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për reformat dhe agjendën evropiane

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur të premten në takim ambasadorin...

Kosova dhe Shqipëria stërviten bashkë në Prevallë për Kërkrim-Shpëtim Malor

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, bëri me dije se është zhvilluar një...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...