HomeAktualeShiroka-Pula pret në takim ministrin e jashtëm zviceran, në fokus forcimi i...

Shiroka-Pula pret në takim ministrin e jashtëm zviceran, në fokus forcimi i marrëdhënieve dhe investimet në Kosovë

spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ignazio Cassis.

Gjatë takimit presidentja Shiroka-Pula potencoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke e falënderuar ministrin Cassis për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Kosovën.

Ajo theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe shtimit të prezencës së investimeve zvicerane në Kosovë.

Presidentja vlerësoi bilancin e mirë tregtar ndërmjet dy vendeve, duke theksuar se ekziston potencial për ta rritur edhe më tej atë, nëpërmjet mundësive që ofron EFTA.
Presidentja theksoi gjithashtu nevojën për vazhdimin e mbështetjes së Zvicrës në fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, presidentja Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e mërgatës shqiptare, e cila kontribuon aktivisht në Zvicër dhe përbën një urë të fuqishme lidhëse ndërmjet dy shteteve.

Ajo shprehu mirënjohjen për angazhimin e kontingjentit zviceran të KFOR-it në Kosovë që nga viti 1999.

Nga ana e tij, ministri Cassis rikonfirmoi se Zvicra do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës edhe në të ardhmen, duke shprehur mbështetjen e tij edhe për presidenten Shiroka-Pula.

Lajmet e Fundit

Kosova kërkon mbështetjen e Suedisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i kryesuar nga Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka...

Presidentja Shiroka Pula priti në takim delegacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim një delegacion të...

Foda publikon listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Izralit dhe Irlandës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar...

Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për reformat dhe agjendën evropiane

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur të premten në takim ambasadorin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...