HomeKulturëQendra Historike e Prishtinës regjistrohet në Gjeoportal me kufijtë zyrtarë të zonës...

Qendra Historike e Prishtinës regjistrohet në Gjeoportal me kufijtë zyrtarë të zonës mbrojtëse

spot_img

Pas një angazhimi të përbashkët të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, institucioneve të trashëgimisë kulturore dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës, kufijtë zyrtarë të perimetrit dhe zonës mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës (QHPr) tashmë janë regjistruar dhe janë të qasshëm në platformën Gjeoportali i Kosovës.

Qendra Historike e Prishtinës, aset i trashëgimisë kulturore – fushë e konservimit arkitektural, me numër unik 4790, është i listuar në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme që nga viti 2020 aprovuar me Vendimin nr. 129/2020, të Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe së fundi me Vendimin nr. 117/2025, i datës 10.10.2025, të Ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Publikimi i kufijve të perimetrit dhe zonës mbrojtëse te QHPR-se në Gjeoportal përfaqëson një hap të rëndësishëm në zbatimin e parimit të konservimit të integruar, sipas të cilit trashëgimia kulturore trajtohet si pjesë përbërëse e planifikimit hapësinor, zhvillimit urban dhe proceseve të vendimmarrjes.

Kjo qasje mundëson koordinim më të mirë ndërinstitucional, planifikim më të përgjegjshëm dhe vendimmarrje të bazuar në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Procesi i publikimit të kufijve të perimetrit dhe zonës mbrojtëse të aseteve të trashëgimisë kulturore do të vazhdoj edhe për asetet e tjera të trashëgimisë kulturore.

Lajmet e Fundit

Superliga: Dy ndeshje të forta në xhiron e pestë

Xhiroja e pestë e Albi Mall Superligës vazhdon sot me dy përballje interesante, ku...

Pal Lekaj dënohet me tri vjet e tetë muaj burgim në rigjykim për rastin e 53 milionëshit

Gjykata në Prishtinë e ka dënuar në rigjykim ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me...

A mund Haxhiu ta ushtrojë detyrën e presidentit edhe për gjashtë muaj të tjerë?

Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit...

Messi bëhet pronar i Eldenses, blen 100% të klubit spanjoll

Lionel Messi është pranë një tjetër investimi të madh në futboll. Ylli argjentinas ka arritur...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...