HomeAktualePërparim Rama kërkon shqyrtim me prioritet të rastit të NPB-së: 350 familje...

Përparim Rama kërkon shqyrtim me prioritet të rastit të NPB-së: 350 familje kanë mbetur pa paga

spot_img

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga Gjykata Supreme që ta shqyrtojë me prioritet rastin e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), duke theksuar se në këtë çështje janë të përfshira rreth 350 familje.

Rama ka bërë me dije se gjatë një vizite në NPB është takuar me menaxhmentin e ndërmarrjes, me ç’rast ka shprehur shqetësimin për pagat e punëtorëve, të cilat, sipas tij, janë cenuar si pasojë e një vendimi që ai e konsideron të paligjshëm dhe që është marrë para mandatit të tij.

Sipas Ramës, çështja është adresuar në gjykatë që nga fillimi i qeverisjes së tij, pasi, siç pretendon ai, vendimi dhe procesi janë të paligjshëm dhe e rrezikojnë ndërmarrjen.

“Gjatë gjithë këtyre viteve kam insistuar që gjykatat ta mbrojnë pronën publike. Insistoj edhe sot”, ka deklaruar Rama.

Ai ka kërkuar nga Gjykata Supreme që ta trajtojë me prioritet këtë rast, duke theksuar se 350 familje kanë mbetur pa paga. “Ne nuk e kemi krijuar këtë problem. Kemi vepruar për ta ndalur. Tani kërkojmë vendim, mbrojtje të ndërmarrjes dhe llogaridhënie”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Lajmet e Fundit

Parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi rrebeshe lokale...

Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në ndeshjen e Yankees

Dua Lipa dhe Callum Turner kanë treguar se ende po shijojnë emocionet e muajve...

Mbeturinat “pushtojnë” rrugën “Dardania” të Fushë Kosovës

Mbeturinat kanë “pushtuar” rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë. Në redaksinë e Klankosova.tv kanë arritur ankesa...

Gjykata merr vendimin ndaj Granit Xhakës

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është dënuar me gjobë me kusht për sigurimin e...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...