HomeAktualeParalajmërimi i IHMK-së për stuhi, Ministria e Infrastrukturës del me apel

Paralajmërimi i IHMK-së për stuhi, Ministria e Infrastrukturës del me apel

spot_img

Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar nga qytetarët dhe ngasësit e vendit që të jenë të kujdesshëm gjatë ditës së nesërme, pas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) se priten stuhi me bubullima, reshje intensive, breshër dhe erëra të forta në të gjithë territorin e Kosovës.

Kjo ministri kërkon kujdes të shtuar në rrugë, për shkak të dukshmërisë së reduktuar, rrugëve të rrëshqitshme dhe pengesave që mund të shkaktohen nga erërat dhe reshjet e fuqishme.

“Gjatë periudhave të stuhisë: Shmangni qarkullimin, përveç rasteve kur është e domosdoshme; Përshtateni shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe mbani distancë të sigurt; Mos ndaloni dhe mos parkoni nën pemë, pranë shtyllave elektrike ose objekteve që mund të rrëzohen; Vendosni automjetet në garazhe ose vende të mbuluara dhe të sigurta, kur kjo është e mundur; Respektoni sinjalizimin rrugor dhe udhëzimet e institucioneve kompetente”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Më tutje, MI-ja tha se ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve do të jenë në gjendje gatishmërie për të reaguar ndaj çdo situate që mund të paraqitet në infrastrukturën rrugore.

Lajmet e Fundit

Drita barazon në Maltë ndaj Florianas, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Kampionia e Kosovës, Drita, ka nxjerrë një barazim 1:1 në përballjen e parë të...

Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin: I gjeta të fortë e me dinjitet

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar në Hagë ish-krerët e UÇK-së,...

Kuçi kritikon përbërjen e Kryesisë së re të AAK-së: Strukturat nuk duhet të ndërtohen me imponim, por me meritë

Ish-kryetari i Komunës së Junikut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),...

BE-ja kritikon vendimet për prokurorët serbë

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me dekretin e ushtrueses së detyrës së presidentes...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...