HomeAktualeBE-ja kritikon vendimet për prokurorët serbë

BE-ja kritikon vendimet për prokurorët serbë

spot_img

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me dekretin e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës për shkarkimin e prokurorëve serbë, si dhe vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për të mos pranuar tërheqjen e dorëheqjeve të tyre.

Në një komunikatë për media, zëdhënësja e BE-së ka vlerësuar se këto veprime “duken të papajtueshme me ligjin, procesin e rregullt ligjor dhe kërkesat e përgjithshme të sundimit të ligjit në Kosovë”.

BE-ja ka mirëpritur vendimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbështetës nga radhët e komunitetit serb për të tërhequr dorëheqjet e tyre, duke rikujtuar se vazhdimisht ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të mundësojnë riintegrimin e personelit gjyqësor serb.

Sipas Brukselit, riintegrimi duhet të bëhet në përputhje me ligjet e Kosovës dhe marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“BE-ja u bën thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të përmbahen nga veprimet që synojnë pengimin e riintegrimit të personelit gjyqësor serb të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Bashkimi Evropian ka theksuar se, bazuar në Kushtetutën e Kosovës, vendi është një shoqëri shumetnike e ndërtuar mbi parimin e sundimit të ligjit, ndërsa sistemi i drejtësisë duhet të reflektojë diversitetin etnik të shoqërisë, raporton Telegrafi.

Lajmet e Fundit

Hoxhaj: 16 vjet pas Opinionit të GJND-së, Kosova më e izoluar se në çdo periudhë të pasluftës

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kujtuar 16-vjetorin e Opinionit Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare...

Ballkani mposhtet në Dublin, por kualifikimi mbetet i hapur

Ballkani është mposhtur me rezultat 2:1 nga skuadra irlandeze, Bohemians në ndeshjen e parë...

Mitrovica shkëlqen në sfidën e parë të Ligës së Kampionëve, triumfon me rezultat të thellë ndaj Zimbru Chisinau

Kampionia e Kosovës në futbollin e femrave, Mitrovica, e ka nisur në mënyrën më...

Ronaldo do t’i japë fund karrierës me Portugalinë pas ndeshjes ndaj Uellsit

Cristiano Ronaldo raportohet se është gati të njoftojë pensionimin nga futbolli ndërkombëtar, pasi të...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...