HomeAktualeOEK-u mbështet sektorin e gurëthyesve në adresimin e sfidave për licencim

OEK-u mbështet sektorin e gurëthyesve në adresimin e sfidave për licencim

spot_img

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur në takim përfaqësues të bizneseve që operojnë në sektorin e gurëthyesve, me qëllim diskutimin e sfidave me të cilat po përballen në procesin e pajisjes me licenca dhe kërkesat nga institucionet përkatëse.

Në takim, ku morën pjesë edhe ekspertë juridikë, u diskutuan çështjet kryesore që ndikojnë në funksionimin e këtyre bizneseve, përfshirë vonesat administrative, pasigurinë juridike, vështirësitë në operim dhe ndikimin e tyre në punësim dhe zhvillimin ekonomik.

Përfaqësuesit e bizneseve theksuan nevojën për një bashkëpunim më të koordinuar institucional dhe për zgjidhje konkrete që do të mundësonin vazhdimësinë e veprimtarisë së tyre dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

Oda Ekonomike e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në përfaqësimin dhe mbështetjen e bizneseve vendore, duke avokuar për një mjedis të favorshëm, të drejtë dhe konkurrues për zhvillimin e sektorëve të ekonomisë së Kosovës.

Lajmet e Fundit

FC Ballkani dhe FC Malisheva përfundojnë rrugëtimin në Evropë

FC Ballkani u eliminua në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League, pasi...

Shkëndija përmbys Bravon, kalon në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Shkëndija e Tetovës ka siguruar kualifikimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës,...

Ronaldo me një tjetër postim motivues: Fokusi te drita, jo te hijet

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi...

Sejdiu: Pavarësisht vendimit të LDK-së sonte, vendi shkon në zgjedhje të reja

Opinionisti Dardan Sejdiu ka vlerësuar se situata në të cilën ndodhet LDK-ja mund ta...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...