FC Ballkani u eliminua në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League, pasi u mposht nga Bohemians pas ekzekutimit të penalltive. Pas humbjes 2:1 në ndeshjen e parë në Irlandë, Ballkani fitoi 3:2 në 90 minutat e rregullt të ndeshjes së kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm 4:4. Në vazhdime nuk pati gola, ndërsa kualifikimi u vendos nga penalltitë, ku skuadra irlandeze ishte më me fat, duke triumfuar 5:4.
Ndërkohë, rrugëtimi evropian përfundoi edhe për FC Malishevën, e cila u eliminua nga Hibernian. Pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë në Prishtinë, skuadra kosovare u mposht 4:1 në ndeshjen e kthimit në Skoci, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 4:3.

