HomeAktualeMyftiu Tërnava dhe Ipeshkvi Dodë Gjergji në mbështetje të Marshit për Liri...

Myftiu Tërnava dhe Ipeshkvi Dodë Gjergji në mbështetje të Marshit për Liri më 12 shtator

spot_img

Përfaqësues të platformës qytetare “Liria ka Emër” kanë zhvilluar takim me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim ef. Tërnava.

Në takim u diskutua për organizimin e Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, si dhe për rëndësinë e bashkimit qytetar në këto ditë vendimtare.

Myftiu Tërnava shprehu mbështetjen e tij për këtë nismë dhe gatishmërinë për të kontribuar në mbarëvajtjen e marshit, duke përcjellë një mesazh solidariteti, uniteti dhe respekti për vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Platforma “Liria ka Emër” e falënderon Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për pritjen, mbështetjen dhe solidarizimin.

Po ashtu përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër” kanë zhvilluar takim edhe me ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili ka shprehur mbështetjen e tij për Marshin për Liri, duke vlerësuar rëndësinë e unitetit, solidaritetit dhe qëndrimit të përbashkët në mbështetje të vlerave mbi të cilat është ndërtuar liria e Kosovës.

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka falënderuar Ipeshkvin Dodë Gjergji për pritjen, mbështetjen dhe solidarizimin me këtë nismë qytetare.

Marshi për Liri do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Lajmet e Fundit

Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur Kreshnik Kaçiun kryetar të Gjykatës Administrative të...

Trump premton 5 mijë dollarë për secilin amerikan të rritur

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka premtuar se amerikanët e rritur mund të përfitojnë...

Ronaldo vazhdon ndjekjen e shifrës 1000: Ylli portugez shënoi golin e 979-të në karrierë

Cristiano Ronaldo vazhdon të shënojë gola me një ritëm të pandalshëm. Ylli portugez realizoi...

Mot i ndryshueshëm, reshje shiu e mundësi për bubullima

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë i ndryshueshëm. Përveç intervaleve me diell dhe...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...