Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur Kreshnik Kaçiun kryetar të Gjykatës Administrative të Kosovës, me nëntë vota për dhe një kundër.
Kaçiu u zgjodh me 9 vota për dhe një kundër. Mandati i kryetarit do të jetë 5-vjeçar.
Procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të kryetarit të Gjykatës Administrative ka nisur në mbledhjen e sotme të KGJK-së, ku janë shqyrtuar kandidaturat dhe rezultatet e vlerësimit.

