HomeAktuale“Liria ka Emër” i drejtohet Parlamentit Evropian, kërkon shqyrtim të pavarur të...

“Liria ka Emër” i drejtohet Parlamentit Evropian, kërkon shqyrtim të pavarur të punës së Gjykatës Speciale

spot_img

Platforma qytetare “Liria ka Emër” i është drejtuar zyrtarisht anëtarëve të Parlamentit Evropian, duke kërkuar veprim urgjent institucional lidhur me shqetësimet për funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në kërkesën e datës 5 nëntor 2026, të nënshkruar nga përfaqësuesi i autorizuar, Ismail Tasholli, platforma ka ngritur një sërë çështjesh që lidhen me respektimin e të drejtave të njeriut, paraburgimin e tejzgjatur, barazinë e armëve, besueshmërinë e provave dhe pavarësinë e paanshmërinë gjyqësore.

Në këtë adresim, “Liria ka Emër” ka theksuar se shqetësimet e saj mbështeten në zhvillimet e deritanishme të proceseve gjyqësore, dokumentacionin publik dhe raportin paraprak të pavarur të Bar Human Rights Committee of England and Wales (BHRC), të përgatitur në prill të vitit 2026 me kërkesë të Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës.

Një nga çështjet e ngritura në letër është edhe mospërputhja ndërmjet pretendimeve të raportit të Dick Marty-t, të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës më 2011, dhe aktakuzës ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku trafikimi i organeve nuk figuron si akuzë.

Platforma ka kërkuar sqarime institucionale për këtë çështje, duke vlerësuar se ajo ka ndikuar në besimin e një pjese të shoqërisë kosovare ndaj këtij mekanizmi të drejtësisë.

Po ashtu, në dokument janë ngritur shqetësime për kohëzgjatjen e paraburgimit të të akuzuarve, mundësitë e kufizuara për lirimin e përkohshëm, pabarazitë e mundshme ndërmjet Prokurorisë dhe Mbrojtjes, si dhe përdorimin e materialeve të siguruara nga institucionet e Serbisë.

“Liria ka Emër” ka kërkuar gjithashtu shqyrtimin e procedurave të emërimit të gjyqtarëve, transparencën institucionale, administrimin e dëshmive dhe pretendimet për konflikt të mundshëm interesi në Prokurori, përfshirë rastin e John Devaney.
Në mesin e kërkesave drejtuar Parlamentit Evropian është organizimi i një dëgjimi të posaçëm parlamentar, përfshirja e ekspertëve të pavarur dhe përfaqësuesve të mbrojtjes, si dhe kërkimi i një vlerësimi të pavarur ndërkombëtar për respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut në Dhomat e Specializuara.

Platforma i ka bërë thirrje gjithashtu Komisionit Evropian dhe Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) që të përgatisin një raport të posaçëm për transparencën dhe llogaridhënien e këtij institucioni.

Një tjetër kërkesë është shqyrtimi i mekanizmave të financimit dhe mbikëqyrjes ndërkombëtare, si dhe mundësia e një nisme parlamentare përmes rezolutës apo rekomandimeve për forcimin e mekanizmave të pavarur të monitorimit.

Në letër, “Liria ka Emër” ka shprehur gatishmërinë për t’u vënë në dispozicion institucioneve evropiane dokumentacionin dhe dëshmitë që, sipas saj, mbështesin shqetësimet e ngritura, duke përmendur edhe komunikime elektronike dhe raste të vendimeve dënuese për të cilat pretendon se ekzistojnë pikëpyetje serioze procedurale.

Në përfundim, platforma ka kërkuar përgjigje zyrtare nga Parlamenti Evropian dhe mundësinë e organizimit të një takimi me përfaqësuesit e saj, për të paraqitur më gjerësisht dokumentacionin dhe propozimet për veprim institucional.

“Ne nuk po kërkojmë imunitet për askënd, por garanci që askush të mos gjykohet jashtë standardeve universale të drejtësisë”, thuhet në kërkesën e Platformës qytetare “Liria ka Emër”.

Lajmet e Fundit

Kosova kërkon mbështetjen e Suedisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i kryesuar nga Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka...

Presidentja Shiroka Pula priti në takim delegacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim një delegacion të...

Foda publikon listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Izralit dhe Irlandës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar...

Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për reformat dhe agjendën evropiane

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur të premten në takim ambasadorin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...