HomeAktualeLigji për Specialen, Hamza: Jam optimist që do ta përkrahin të gjithë...

Ligji për Specialen, Hamza: Jam optimist që do ta përkrahin të gjithë deputetët

spot_img

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, është deklaruar lidhur me Ligjin për Specialen, që pritet të shqyrtohet nesër në Kuvendin e Kosovës.

Hamza ka shprehur optimizëm se i njëjti do të marrë mbështetjen e të gjithë deputetëve, duke i ftuar ata që të votojnë pro tij.

 “Nesër jam optimist se ligjin do ta përkrahin të gjithë deputetët, i lus dhe i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të jenë në mbështetje të këtij projektligji dhe ky ligj nesër t’i përfundojë të gjitha procedurat e nevojshme brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës”. 

Ai e ka cilësuar këtë si një ligj të rëndësishëm, duke thënë se synimi është vendosja e drejtësisë.

“Është një ligj tepër i rëndësishëm, është një ligj që kërkon të vendoset drejtësi. Nuk jemi kundër drejtësisë, jemi kundër padrejtësisë. Dhe deri më tani, çka kemi parë në proces: kemi parë mungesë transparence, mungesë llogaridhënie, mungesë mbikëqyrje dhe kemi një vendim të padrejtë”, deklaroi Hamza.

Sipas Hamzës, vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së prek historinë, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, ndërsa ka pretenduar se në këtë proces janë shkelur edhe të drejtat e njeriut.

“Një vendim ku gjykohet historia, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës, ku qytetarët e Kosovës që përballen me këtë drejtësi, ballafaqohen me një proces të padrejtë ku i shkelen edhe të drejtat e njeriut, siç kemi konstatime edhe prej organizatave kredibile ndërkombëtare”, u shpreh kreu i PDK-së./Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

Përballja me Austrinë, Foda: Jam i kënaqur me ekipin, por janë pak të mërzitur

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për Klan Kosovën pas përballjes...

Haziri: Do të qëndrojmë gjithë natën në shesh, nesër në orën 08:00 të gjithë para dyerve të Kuvendit

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka njoftuar në natën e...

Ademi pas barazimit me Austrinë – Besoj se do jemi në vendin e dytë

Kreui i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për Klan Kosovën...

Mbyllet ndeshja, Kosovë 1-1 Austri: Goli i Asllanit na e dhuron një pikë

1-1 mbyllet ndeshja mes Kosovës dhe Austrisë në “Fadil Vokrri”, në një sfidë mjaft...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...