Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për Klan Kosovën pas përballjes me Austrinë.
Foda u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, duke theksuar se lojtarët zbatuan në fushë atë që ishte diskutuar para ndeshjes.
“Lojë definitvisht e mirë, e madhe, ashtu çka është diskutuar me lojëtarët, atë e kanë bërë edhe në fushë. Jam shumë i kënaqur me ekipin, me secilin prej tyre. Ajo që ndoshta e kemi pritur për një kohë të gjatë, një fitore, sot në fund nuk erdhi”, u shpreh ai.
Megjithatë, trajneri pranoi se lojtarët janë të zhgënjyer, pasi synimi ishte fitorja.
“Lojtarët janë definitivisht paksa të mërzitur, mirëpo duhet ta shohim kështu: para dy vitesh erdha këtu dhe në atë kohë ndoshta edhe një 1:1 ndaj një Austrie do të ishim shumë të lumtur dhe të gëzuar. Sot janë të zhgënjyer edhe lojëtarët”, deklaroi Foda.

