HomeAktualeKryetari i Aleancës: Koha e bllokadave mbaroi, do të jemi opozitë e...

Kryetari i Aleancës: Koha e bllokadave mbaroi, do të jemi opozitë e pakompromis

spot_img

Kryetari i Aleancës ka deklaruar se Kosova ka përmbyllur ciklin e konsolidimit të institucioneve, duke i dhënë fund, sipas tij, bllokadave politike dhe zgjedhjeve të vazhdueshme.

Në një postim, ai ka uruar presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke theksuar se Aleanca nuk ka hyrë në “lojëra të diktuara për pushtet” dhe as në kalkulime politike të minutës së fundit.

Ai ka thënë se Aleanca kishte dalë menjëherë pas zgjedhjeve me një ofertë, të cilën e ka cilësuar si të qartë, të sinqertë dhe pa kushte, me qëllim që vendi të mos shkonte sërish në zgjedhje.

“Kemi qenë të parët që kemi dalë me ofertë të qartë dhe të sinqertë menjëherë pas zgjedhjeve, sepse e kemi ditur që Kosova nuk ka nevojë të zvarritet e të shkojë sërish në zgjedhje”, ka shkruar ai.

Duke iu referuar qëndrimit të Aleancës për Dhomat e Specializuara, ai ka thënë se partia e tij ka votuar pro ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se nuk ka bërë “asnjë pazar”.

Sipas tij, me përfundimin e bllokadave politike, përgjegjësia tash u takon atyre që kanë marrë pushtetin.

“Prandaj, nga sot, puna jonë zhvendoset në terren. Aleanca do të jetë çdo ditë në terren, duke takuar e dëgjuar qytetarët në çdo komunë të Kosovës. Ne do të jemi opozitë e pakompromis”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Aleancës ka paralajmëruar se partia do të flasë hapur për, siç ka thënë, çdo shkelje në institucionet e vendit, duke përmbyllur mesazhin me deklaratën: “Nuk ka më hapësirë për arsyetime!”.

Lajmet e Fundit

Parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi rrebeshe lokale...

Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në ndeshjen e Yankees

Dua Lipa dhe Callum Turner kanë treguar se ende po shijojnë emocionet e muajve...

Mbeturinat “pushtojnë” rrugën “Dardania” të Fushë Kosovës

Mbeturinat kanë “pushtuar” rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë. Në redaksinë e Klankosova.tv kanë arritur ankesa...

Gjykata merr vendimin ndaj Granit Xhakës

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është dënuar me gjobë me kusht për sigurimin e...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...