HomeAktualeKosova zgjidhet nikoqire e aktiviteve sportive te Doganave Europiane

Kosova zgjidhet nikoqire e aktiviteve sportive te Doganave Europiane

spot_img

Një moment historik për Doganën e Kosovës. Nga Suedia drejt Kosovës vjen një lajm i rëndësishëm: Dogana e Kosovës është përzgjedhur për të organizuar, për herë të parë në Kosovë, një aktivitet sportiv ndërkombëtar të Asociacionit të Sporteve të Doganave Evropiane (ECSA) në vitin 2027.

Vendimi u bë i ditur në Mbledhjen e Përgjithshme të ECSA-së në Göteborg të Suedisë, ku Dogana e Kosovës mori pjesë si anëtare e plotë e kësaj organizate.
Për herë të parë, një aktivitet sportiv ndërkombëtar i ECSA-së do të zhvillohet në Kosovë.Dhe jo në një vit të zakonshëm.Në vitin kur ECSA shënon 35-vjetorin e themelimit.

Ky aktivitet do të sjellë në Kosovë përfaqësues dhe pjesëtarë të administratave doganore evropiane, duke krijuar një hapësirë të përbashkët për sport, bashkëpunim, miqësi dhe frymë ekipore.
Për Doganën e Kosovës, ky është vlerësim për angazhimin e vazhdueshëm në aktivitetet e ECSA-së dhe njëkohësisht besim i drejtpërdrejtë për Kosovën si nikoqire e një ngjarjeje ndërkombëtare.

“Falënderojmë përzemërsisht ECSA-në, presidencën dhe të shtetet anëtare për mbështetjen dhe besimin e dhënë.Një falënderim i veçantë për Doganën e Suedisë për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të Mbledhjes së Përgjithshme.

Kosova është gati. ECSA, mirë se vini në Kosovë!”, ka njoftuar Dogana.

Lajmet e Fundit

Përballja me Austrinë, Foda: Jam i kënaqur me ekipin, por janë pak të mërzitur

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për Klan Kosovën pas përballjes...

Haziri: Do të qëndrojmë gjithë natën në shesh, nesër në orën 08:00 të gjithë para dyerve të Kuvendit

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka njoftuar në natën e...

Ademi pas barazimit me Austrinë – Besoj se do jemi në vendin e dytë

Kreui i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për Klan Kosovën...

Mbyllet ndeshja, Kosovë 1-1 Austri: Goli i Asllanit na e dhuron një pikë

1-1 mbyllet ndeshja mes Kosovës dhe Austrisë në “Fadil Vokrri”, në një sfidë mjaft...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...