Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a Global Judo Powerhouse”, ku folës ishin Kryemjeshtri Driton Kuka, dhe kampionia olimpike e trajnerja Majlinda Kelmendi.
Në një diskutim me rreth 70 të rinj e liderë të rinj nga rreth 40 shtete të botës, u fol për rrugëtimin e xhudos së Kosovës, sfidat, lidershipin dhe mënyrën se si suksesi i xhudistëve kosovarë është shndërruar në një histori frymëzuese në arenën ndërkombëtare.
Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi ndanë përvojat e tyre si trajner dhe sportiste, duke folur edhe për kalimin nga karriera sportive drejt mentorimit dhe përgatitjes së gjeneratës së re të xhudistëve kosovarë, si dhe për vizionin e së ardhmes së xhudos.

