HomeAktualeIKD-ja kërkon nga presidentja Shiroka-Pula të japë qëndrim për 10 çështje, ndër...

IKD-ja kërkon nga presidentja Shiroka-Pula të japë qëndrim për 10 çështje, ndër to edhe për Ligjin për Dhomat e Specializuara

spot_img

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës së Kosovës, rikujton se presidentja ka një rol të rëndësishëm në garantimin e funksionimit kushtetues të institucioneve dhe në përfaqësimin e shtetit brenda e jashtë vendit.

IKD-ja ka theksuar se kushtetuta ia beson asaj kompetenca të rëndësishme në raport me ligjet, drejtësinë, sigurinë, politikën e jashtme dhe institucionet e pavarura, përfshirë rolin e Komandantes Supreme të FSK-së.

“Presidentja duhet të jetë zë i të gjithë qytetarëve, mbi interesat partiake dhe llogaritjet e shumicave të përkohshme politike. Për këtë arsye, IKD-ja kërkon nga presidentja Shiroka-Pula që, në fillim të mandatit, të paraqesë publikisht qëndrimet dhe angazhimet e saj lidhur me këto dhjetë çështje kryesore: 1. Kushtetuta dhe funksionimi demokratik i institucioneve: Si do ta ushtrojë Presidentja detyrën kushtetuese për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve? A do të reagojë publikisht dhe në kohë kur cenohen ndarja e pushteteve, mandatet e institucioneve, procedurat kushtetuese apo kur vendi përballet me bllokada të institucioneve? 2. Dhomat e Specializuara, personat e zhdukur dhe drejtësia për viktimat: Cili është qëndrimi i saj lidhur me zhvillimet e fundit për Ligjin për Dhomat e Specializuara, të drejtat e të akuzuarve, të drejtat e viktimave dhe respektimin e pavarësisë gjyqësore? A do ta trajtojë zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe dokumentimin e krimeve të luftës si prioritet të përhershëm shtetëror? 3. Partneriteti me SHBA-në, BE-në dhe integrimi euroatlantik: Si do ta udhëheqë politikën e jashtme për rinisjen e dialogut strategjik dhe forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për avancimin e statusit të Kosovës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe për zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës? A do të garantojë koordinim të institucioneve në çështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë? 4. Pavarësia nga partitë politike dhe përfaqësimi i të gjithë qytetarëve: Çfarë standardi do të vendosë për ta dëshmuar se nuk do të jetë përfaqësuese e interesave të subjekteve politike që e kanë mbështetur zgjedhjen e saj? Si do të sigurojë komunikim dhe konsultim të barabartë me opozitën, shoqërinë civile, komunitetet dhe qytetarët? 5. Kthimi i ligjeve për rishqyrtim dhe mbrojtja e interesit publik: Si do ta përdorë kompetencën për kthimin e ligjeve në Kuvend për rishqyrtim, kur vlerëson se ato janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës? A do të vendosë një praktikë transparente për arsyetimin publik të dekreteve të saj për shpalljen apo kthimin e ligjeve? 6 . Sundimi i ligjit, drejtësia dhe emërimet në sistemin gjyqësor e prokurorial: Si do të sigurohet që kompetencat e saj lidhur me emërimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve, prokurorëve, Kryetarit të Gjykatës Supreme dhe Kryeprokurorit të Shtetit të ushtrohen me integritet, pa ndikim politik dhe me respekt të plotë për pavarësinë e sistemit të drejtësisë? 7. Lufta kundër korrupsionit dhe mbrojtja e institucioneve të pavarura: Si do të reagojë Presidentja ndaj përpjekjeve për kapjen e institucioneve, emërimeve jomeritore, nepotizmit dhe konfliktit të interesit? A do ta përdorë autoritetin e saj kushtetues për të kërkuar llogaridhënie dhe respektim të standardeve të integritetit në institucionet publike? 8. Dialogu me Serbinë, sovraniteti dhe marrëveshjet ndërkombëtare: Cili është vizioni i Presidentes për dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e njohjes reciproke? A do të sigurohet që çdo marrëveshje ndërkombëtare të respektojë sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës? 9. Siguria kombëtare, FSK-ja dhe veriu i Kosovës: Si Komandante Supreme, çfarë prioritetesh do të ketë Presidentja për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, bashkëpunimin me aleatët dhe KFOR-in, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe rendit kushtetues në çdo pjesë të territorit të Republikës? 10. Të drejtat e njeriut, komunitetet, mirëqenia sociale dhe llogaridhënia para qytetarëve: Si do ta udhëheqë Këshillin Konsultativ për Komunitete dhe si do të angazhohet për mbrojtjen nga diskriminimi, barazinë gjinore, të drejtat e komuniteteve joshumicë dhe integrimin e tyre në jetën institucionale? Si do ta përdorë autoritetin e saj për të nxitur konsensus institucional për arsimin, shëndetësinë, mundësitë për të rinjtë, punësimin, uljen e varfërisë dhe adresimin e emigrimit? A do të krijojë praktikë të rregullt të konferencave për media, shpjegimit të vendimeve, transparencës së dekreteve dhe raportimit publik për punën e saj?”, thuhet në komunikatën e IKD-së.

IKD-ja vlerëson se presidentja Shiroka-Pula duhet të sqarojë publikisht edhe qëndrimin e saj për procesin nëpërmjet të cilit është zgjedhur.

Lajmet e Fundit

Parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi rrebeshe lokale...

Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në ndeshjen e Yankees

Dua Lipa dhe Callum Turner kanë treguar se ende po shijojnë emocionet e muajve...

Mbeturinat “pushtojnë” rrugën “Dardania” të Fushë Kosovës

Mbeturinat kanë “pushtuar” rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë. Në redaksinë e Klankosova.tv kanë arritur ankesa...

Gjykata merr vendimin ndaj Granit Xhakës

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është dënuar me gjobë me kusht për sigurimin e...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...