HomeAktualeIKD-ja dorëzon në Kuvend nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit...

IKD-ja dorëzon në Kuvend nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal

spot_img

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dorëzuar të hënën në Kuvendin e Republikës së Kosovës Nismën Legjislative Qytetare për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Nisma është dorëzuar nga Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në IKD si përfaqësues i Nismës Legjislative, dhe Naim Jakaj nga IKD, në takimin e mbajtur me Kryetaren e Kuvendit, anëtarët e Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Nisma Legjislative Qytetare është mbështetur nga gjithsej 12,120 qytetarë të Republikës së Kosovës, duke tejkaluar numrin minimal prej 10,000 nënshkrimesh të kërkuara për ushtrimin e së drejtës së qytetarëve për nismë legjislative.

Nisma përmban dy propozime për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal.

Propozimi i parë synon përcaktimin e përgjegjësisë penale për përdorimin e parasë dhe burimeve publike për përfitim elektoral, në rastet kur përdorimi i tyre bëhet me qëllim të sigurimit të përfitimit elektoral për një subjekt politik dhe jashtë skemave, programeve apo detyrimeve të rregullta dhe të miratuara paraprakisht.

Propozimi i dytë synon përcaktimin e shprehur të përgjegjësisë penale për moszbatimin e qëllimshëm të vendimeve përfundimtare dhe detyruese dhe masave të përkohshme të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nga personat që kanë detyrim për zbatimin e tyre.

Procesi i mbledhjes së nënshkrimeve ka filluar më 23 korrik 2026 dhe është përmbyllur më 23 tetor 2026. Gjatë kësaj periudhe, IKD ka zhvilluar aktivitete informuese dhe të mbledhjes së nënshkrimeve në komuna të ndryshme të Kosovës, si dhe diskutime me qytetarë, studentë dhe përfaqësues institucionalë.

Me dorëzimin e Nismës, IKD ka dorëzuar edhe Projektligjin, Memorandumin Shpjegues, listat origjinale të nënshkrimeve, dokumentacionin elektronik përkatës dhe njoftimin lidhur me burimet e financimit të Nismës.

IKD pret që Nisma Legjislative Qytetare të procedohet dhe shqyrtohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Nismat Legjislative.

IKD falënderon të gjithë qytetarët që e kanë mbështetur Nismën dhe kanë marrë pjesë në këtë proces të drejtpërdrejtë të ushtrimit të së drejtës kushtetuese për të propozuar ligje

Lajmet e Fundit

Agim Ademi për rikthimin e Eliot Bujupit: Të presim edhe më të fortë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka përshëndetur rikthimin në...

U mbajt seminari për trajnerët e futbollit me temën “Taktika-faza e mbrojtjes”

Shoqata e Trajnerëve të Futbollit e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Federatën e...

Zyrtare: FC Drenica emëron Gentjan Mezanin trajner të ri

FC Drenica ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Gentjan Mezanit në krye të shtabit teknik...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...