HomeSportAgim Ademi për rikthimin e Eliot Bujupit: Të presim edhe më të...

Agim Ademi për rikthimin e Eliot Bujupit: Të presim edhe më të fortë

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka përshëndetur rikthimin në fushën e blertë të futbollistit të talentuar Eliot Bujupi, pas rreth dhjetë muajsh mungesë për shkak të një lëndimi në gju.

Bujupi u rikthye në fushë me fanellën e VfB Stuttgart II në ndeshjen kundër Alemannia Aachen, duke shënuar një moment të rëndësishëm pas një periudhe të gjatë dhe të vështirë rehabilitimi.

Përmes një postimi, Ademi ka vlerësuar forcën karakteriale, durimin dhe përkushtimin e futbollistit gjatë periudhës së rikuperimit, duke theksuar se FFK-ja qëndron pranë futbollistëve të saj si në momentet e suksesit, ashtu edhe në periudhat e vështira.

Postimi i plotë i Ademit:

Me shumë kënaqësi e prita lajmin për rikthimin në fushën e blertë të futbollistit tonë të talentuar, Eliot Bujupi, pas një periudhe të gjatë dhe të vështirë larg futbollit për shkak të lëndimit në gju.

Pas rreth dhjetë muajsh mungesë, Elioti u rikthye në fushë me fanellën e VfB Stuttgart II, në ndeshjen kundër Alemannia Aachen, duke shënuar një moment shumë të rëndësishëm në karrierën e tij.

Lëndimet janë ndër sfidat më të vështira për çdo futbollist, veçanërisht për talentet e reja, por rikthimi i Eliotit dëshmon për karakterin e fortë, durimin, përkushtimin dhe dashurinë e tij për futbollin.

Si Federatë, jemi gjithmonë pranë futbollistëve tanë, si në momentet e sukseseve, ashtu edhe në periudhat e vështira.

I uroj Eliotit shëndet të plotë, vazhdimësi dhe shumë suksese në rrugëtimin e tij futbollistik. Jam i bindur se me talentin dhe përkushtimin që ka, ditët më të mira janë ende përpara tij.

Mirë se u riktheve, Eliot!
Të presim edhe më të fortë! 💪🇽🇰

Lajmet e Fundit

U mbajt seminari për trajnerët e futbollit me temën “Taktika-faza e mbrojtjes”

Shoqata e Trajnerëve të Futbollit e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Federatën e...

Zyrtare: FC Drenica emëron Gentjan Mezanin trajner të ri

FC Drenica ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Gentjan Mezanit në krye të shtabit teknik...

Rriten rastet me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve janë të pavaksinuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se rastet me fruth...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...