HomeSportU mbajt seminari për trajnerët e futbollit me temën “Taktika-faza e mbrojtjes”

U mbajt seminari për trajnerët e futbollit me temën “Taktika-faza e mbrojtjes”

spot_img

Shoqata e Trajnerëve të Futbollit e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës organizoi sot në selinë e FFK-së në Prishtinë seminarin njëditor për trajnerët e futbollit, me qëllim të avancimit të njohurive, zhvillimit profesional dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e taktikës së lojës.

Seminari u zhvillua nën udhëheqjen e ekspertit të futbollit, prof. Astrit Maçi, me asistent Sylejman Mema, të cilët trajtuan temën “Taktika – faza e mbrojtjes”, duke ofruar njohuri teorike dhe praktike mbi organizimin defensiv, parimet taktike dhe mënyrat e zbatimit të tyre në lojën moderne të futbollit.

Programi u realizua në dy pjesë, teorike dhe praktike, duke u mundësuar trajnerëve pjesëmarrës të thellojnë njohuritë e tyre dhe të diskutojnë mbi situata konkrete të lojës.

Në seminar morën pjesë trajnerë nga Albi Mall Superliga e Kosovës, Raiffeisen Liga e Parë dhe kategori të tjera të futbollit vendor.

Lajmet e Fundit

Agim Ademi për rikthimin e Eliot Bujupit: Të presim edhe më të fortë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka përshëndetur rikthimin në...

Zyrtare: FC Drenica emëron Gentjan Mezanin trajner të ri

FC Drenica ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Gentjan Mezanit në krye të shtabit teknik...

Rriten rastet me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve janë të pavaksinuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se rastet me fruth...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...