Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka zhvilluar të martën një takim zyrtar me atasheun për zbatimin e ligjit të FBI-së, Brendan Collins.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në vend, angazhimin e policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe bashkëpunimin dypalësh ndërmjet dy institucioneve.
Po ashtu, në takim u diskutua edhe për zbatimin e projekteve të përbashkëta në fushën e sigurisë.
Hoti ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe FBI-së ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe ka prodhuar rezultate të prekshme në fushën e sigurisë.

