HomeAktualeHaxhiu u takua në Bruksel me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola

Haxhiu u takua në Bruksel me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola

spot_img

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, takoi sot presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në zyrën e saj në Bruksel, ku po merr pjesë në Konferencën Botërore për e-Parlamentin.

“E falënderova për ftesën dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për Kosovën. Vlerësova gjithashtu angazhimin e saj personal që zgjerimi i BE-së të mbetet në qendër të agjendës politike evropiane”, theksoi kryetarja Haxhiu.

Kryetarja Haxhiu rikujtoi se në dhjetor mbushen katër vjet që kur Kosova dorëzoi kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Vendi ynë është plotësisht i përafruar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, ndërsa qytetarët tanë janë ndër mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit në gjithë rajonin. Ata meritojnë të shohin përparim konkret në rrugën drejt BE-së. Prandaj, i kërkova presidentes Metsola të angazhohet që Këshilli i BE-së ta ftojë Komisionin Evropian të japë mendimin për kërkesën e Kosovës, siç ka kërkuar edhe vetë Parlamenti Evropian”, theksoi ajo.

Kryetarja Haxhiu tha se Kuvendi po u jep përparësi ligjeve që lidhen me reformat evropiane.

Ajo theksoi se gjatë takimit me presidenten Metsola biseduan edhe për forcimin e bashkëpunimit me Parlamentin Evropian përmes Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit dhe shkëmbimeve të drejtpërdrejta ndërmjet deputetëve dhe administratave të dy parlamenteve.

“Kërkova gjithashtu mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kuvendit të Kosovës në Unionin Ndërparlamentar (IPU), që është edhe bashkorganizator i kësaj konference. Presidentja Metsola u zotua se do të ndihmojë në këtë drejtim. Në fund, e ftova për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës”, tha kryetarja Haxhiu.

 

 

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...