HomeAktualeHapet Panairi i Gruas 

Hapet Panairi i Gruas 

spot_img

Sot u bë hapja solemne e Edicionit të Dytë të Panairit të Gruas, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes GIZ Kosova.

Ky edicion i panairit u fokusua në promovimin e grave sipërmarrëse në sektorin e përpunimit të ushqimit dhe punimeve artizanale, duke mbledhur pjesëmarrëse nga të gjitha rajonet e Kosovës. Në panair morën pjesë anëtare të shoqatave të ndryshme të grave, si dhe anëtare të Shoqatës së Grave të Odës Ekonomike të Kosovës, të cilat prezantuan produkte vendore me cilësi të lartë, kreativitet dhe traditë.

Panairi shërben si një platformë e rëndësishme për promovimin e sipërmarrjes së grave, krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim, rrjetëzim dhe zgjerim të qasjes në treg.

Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e grave në biznes dhe në krijimin e mundësive që kontribuojnë në fuqizimin e tyre ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së vendit.

Falënderojmë të gjitha pjesëmarrëset, partnerët dhe vizitorët që kontribuan në suksesin e këtij organizimi, si dhe GIZ Kosova për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e kësaj nisme.

Lajmet e Fundit

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

E kryer: Rodri transferohet te Barcelona

Rodri do të vazhdojë karrierën e tij te Barcelona. Fabrizio Romano njoftoi deklaratën e tij...

Prishtina “me këmbë të hajrit” nis sezonin, mposht Ballkanin me rezultat bindës

Prishtina e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Kosovës, duke...

Vdes Erdogan Celina, Ademi: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë

Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Erdogan...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...