HomeAktualeGërvalla: Asnjë pozitë publike dhe asnjë lidhje politike nuk duhet të jetë...

Gërvalla: Asnjë pozitë publike dhe asnjë lidhje politike nuk duhet të jetë mburojë përballë ligjit

spot_img

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka theksuar nevojën për luftë të pakompromis kundër korrupsionit, duke kërkuar verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme, konfiskimin e përfitimeve të paligjshme dhe përgjegjësi për zyrtarët publikë.

Këto deklarata Gërvalla i bëri në margjinat e Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, në panelin kushtuar luftës kundër korrupsionit.

Ajo tha se përballja me këtë dukuri kërkon vullnet të palëkundur institucional, sistem të pavarur dhe profesional të drejtësisë, zbatim të pakompromis të ligjit dhe bashkëpunim të qëndrueshëm ndërkombëtar.

Sipas saj, asnjë pozitë publike, pasuri apo lidhje politike nuk duhet të shërbejë si mburojë përballë ligjit.

Gërvalla ka theksuar se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në thellimin e reformave në drejtësi, forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe ndëshkimin e korrupsionit, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë.

Ajo ka shtuar se qëllimi është forcimi i sundimit të ligjit dhe garantimi i përgjegjësisë dhe barazisë së të gjithë qytetarëve para ligjit.

Lajmet e Fundit

Kosova kërkon mbështetjen e Suedisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i kryesuar nga Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka...

Presidentja Shiroka Pula priti në takim delegacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim një delegacion të...

Foda publikon listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Izralit dhe Irlandës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar...

Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për reformat dhe agjendën evropiane

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur të premten në takim ambasadorin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...