HomeAktualeFoda paralajmëron ndryshime ndaj Izraelit, flet edhe për gjendjen e Aro Muricit

Foda paralajmëron ndryshime ndaj Izraelit, flet edhe për gjendjen e Aro Muricit

spot_img

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka paralajmëruar ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Izraelit, e cila zhvillohet të enjten në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve.

Në konferencën për media të mbajtur në Debrecen të Hungarisë, Foda tha se do të ketë ndryshime nga ndeshja e fundit ndaj Austrisë, ndërsa theksoi se Kosova do të tentojë të paraqitet në nivelin që tregoi në fitoren ndaj Irlandës.

“Është një nga ndeshjet që do të bëjë ndryshime nga ndeshja paraprake. Do të provojmë të luajmë njëjtë si ndaj Irlandës. As ndaj Austrisë nuk jemi paraqitur shumë keq. Por e rëndësishme është të shfaqim lojën që kemi treguar ndaj Irlandës”, ka deklaruar Foda, raporton Telegrafi.

Ai u pyet edhe për gjendjen e portierit Aro Muric, i cili kishte pësuar lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Austrisë dhe nuk ishte i gatshëm për stërvitje të plota.

“Ai ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Austrisë. Ka munguar, por do të shohim sonte nëse do të jetë gati për nesër apo jo”, tha Foda.

Kosova e nisi këtë kampanjë me fitore 1-0 ndaj Irlandës, ndërsa në ndeshjen e dytë pësoi 3-1 nga Austria në Vjenë.

Tash Dardanët synojnë rikthimin te fitorja ndaj Izraelit, në ndeshjen që zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në Debrecen.

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...