Mauro Icardi është pa klub që prej 30 qershorit, kur i skadoi kontrata me Galatasarayn, por sulmuesi argjentinas nuk ka ndërmend të nxitojë për të gjetur ekipin e ri.
33-vjeçari vazhdon të stërvitet individualisht dhe pret një ofertë që i përshtatet.
Icardi ka reaguar edhe në rrjetet sociale, duke theksuar se fakti që është pa kontratë nuk do të thotë se i mungojnë mundësitë.
Argjentinasi pretendon se është në një situatë financiare që i lejon të zgjedhë me qetësi destinacionin e ardhshëm./Klankosova.tv

