Pas një periudhe të gjatë mungese për shkak të lëndimit, mbrojtësi i KF Llapit, i krahut të djathtë, Enedin Mulalic, është rikuperuar plotësisht dhe është i gatshëm për t’u rikthyer në fushën e lojës.
“Mulalic kishte pësuar një lëndim në muskulaturën abdominale gjatë fazës përgatitore, problem ky që e mbajti jashtë fushave dhe e detyroi të humbiste të gjitha ndeshjet e deritanishme të kampionatit”.
“Pas një periudhe të gjatë trajtimi dhe rehabilitimi, numri 2 i skuadrës sonë ka lënë pas këtë fazë të vështirë dhe tashmë është rikthyer në dispozicion të stafit teknik”.
“Mulalic është përfshirë në përbërjen e ekipit për ndeshjen e nesërme ndaj KF Dukagjinit, duke përbërë një forcë shtesë dhe një alternativë të rëndësishme për ekipin tonë. Mirë se u riktheve, Enedin”, ka njoftuar KF Llapi.

