Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, publikoi një video në rrjetet sociale, për të cilën thotë se është nga seanca e sotme në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Në video, ish-presidenti Hashim Thaçi dëgjohet duke thënë: “Kjo është politikë, nuk është drejtësi”.

