Reperi i njohur kosovar, Capital T, ka ndarë emocionet nga Kampionati i Dytë i Kosovës në MMA, i cili u zhvillua gjatë dy ditëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka falënderuar të gjithë ata që ishin pjesë e këtij organizimi, si në kafaz ashtu edhe jashtë tij.
“Dy ditë plot emocione në Kampionatin e Dytë të Kosovës në MMA. Faleminderit prej zemrës krejtve që ishit me neve, n’kafaz e jashtë tij. Kënaqësi me i përjetu këto momente bashkë”, ka shkruar Capital T.


