HomeAktualeAksion kundër bixhozit ilegal në Prizren, Suharekë dhe Dragash, arrestohen 22 persona

Aksion kundër bixhozit ilegal në Prizren, Suharekë dhe Dragash, arrestohen 22 persona

spot_img

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka realizuar një operacion të gjerë kundër organizimit të lojërave të paligjshme të fatit në rajonin e Prizrenit.

Operacioni është zhvilluar më 4 nëntor 2026, në kuadër të planit operativ “Bixhozi”, pas një periudhe të gjatë të veprimeve operative-hetimore, përfshirë edhe masa të veçanta hetimore.

Gjatë aksionit janë kontrolluar 20 lokacione, përkatësisht lokale afariste dhe shtëpi banimi, në tri komuna: Prizren, Suharekë dhe Dragash.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrolleve janë sekuestruar rreth 10 mijë euro para të gatshme, pajisje të ndryshme elektronike, si dhe katër armë zjarri dhe municion.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 22 persona, të dyshuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, sipas nenit 294, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit, në prani të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorisë, 19 të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa tre të tjerë janë liruar dhe ndaj tyre do të vazhdojë procedura e rregullt.

Operacioni është udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe është realizuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, me mbështetjen e njësive dhe stacioneve të tjera policore.

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë angazhimin për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive kriminale, përfshirë organizimin e bixhozit të kundërligjshëm.

Lajmet e Fundit

Kosova kërkon mbështetjen e Suedisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i kryesuar nga Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka...

Presidentja Shiroka Pula priti në takim delegacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim një delegacion të...

Foda publikon listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Izralit dhe Irlandës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar...

Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për reformat dhe agjendën evropiane

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur të premten në takim ambasadorin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...