Portieri Eurolind Avdimetaj është rikthyer te FC Prishtina, pas përfundimit të huazimit te KF Prishtina e Re.
FC Prishtina ka njoftuar se me marrëveshje trepalëshe mes klubit, KF Prishtina e Re dhe portierit Avdimetaj, është marrë vendim i përbashkët për përfundimin e huazimit të tij.
Avdimetaj tashmë i është bashkuar skuadrës së FC Prishtinës dhe do të jetë pjesë e ekipit për vazhdimin e sezonit.
“Me marrëveshje trepalëshe mes FC Prishtinës, KF Prishtina e Re dhe portierit Eurolind Avdimetaj, është marrë vendim i përbashkët për përfundimin e huazimit të tij dhe rikthimin te klubi bardhekaltër”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës.

