HomeAktualeLV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të...

LV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij

spot_img

Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar të enjten kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarëve të kabinetit të tij, duke kërkuar hetim të menjëhershëm lidhur me dyshimet për legalizime të jashtëligjshme të objekteve.

“Kallëzimi penal bazohet në informacione të pranuara nga një sinjalizues, të cilat përmbajnë pretendime serioze për ndërhyrje të paligjshme në proceset e legalizimit, përfshirje të zyrtarëve komunalë dhe kompanive ndërtimore. Tashmë është përgjegjësi e Prokurorisë Speciale që t’i trajtojë me seriozitet këto pretendime, të verifikojë çdo dëshmi të dorëzuar dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në përputhje me ligjin. Qytetarët e Prishtinës meritojnë zhvillim, transparencë dhe llogaridhënie. Çdo dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare duhet të hetohet në mënyrë të plotë dhe të paanshme”, ka njoftuar LV-ja.

Lajmet e Fundit

FC Ballkani dhe FC Malisheva përfundojnë rrugëtimin në Evropë

FC Ballkani u eliminua në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League, pasi...

Shkëndija përmbys Bravon, kalon në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Shkëndija e Tetovës ka siguruar kualifikimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës,...

Ronaldo me një tjetër postim motivues: Fokusi te drita, jo te hijet

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi...

Sejdiu: Pavarësisht vendimit të LDK-së sonte, vendi shkon në zgjedhje të reja

Opinionisti Dardan Sejdiu ka vlerësuar se situata në të cilën ndodhet LDK-ja mund ta...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...