Federatën e Futbollit të Kosovës e ka vizituar të martën një delegacion i KFOR-it italian, me të cilin FFK-ja ka ndërtuar një bashkëpunim të shkëlqyer dhe janë realizuar projekte të përbashkëta me rëndësi.
Ky delegacion i KFOR-it italian është pritur nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Samir Ujkani.
“Ky takim ishte njëkohësisht edhe një përshëndetje për mikun tonë, Fabio Schiavone, i cili përfundon misionin e tij në Kosovë. E falënderuam për përkushtimin, bashkëpunimin dhe miqësinë e sinqertë, duke i bërë të ditur se FFK-ja dhe Kosova do të mbeten gjithmonë shtëpia e tij e dytë. Në shenjë mirënjohjeje dhe kujtimi për kontributin e tij, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Samir Ujkani, i dorëzoi një fanellë të Kombëtares së Kosovës”, ka njoftuar FFK-ja.

