Kombëtarja e Kosovës në kategoritë e reja, si te femrat ashtu edhe te djemtë, mund të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare që do të mbahen në Taranto të Italisë, gjatë muajve gusht-shtator 2026.
Sipas informacioneve, ftesa për pjesëmarrje i është dërguar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nga Federata Italiane e Futbollit.
Megjithatë, thuhet se Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) nuk e ka njoftuar FFK-në lidhur me këtë ftesë dhe as nuk e ka përcjellë materialin përkatës.
Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do të ketë një reagim zyrtar nga KOK-u dhe FFK-ja për pjesëmarrjen eventuale të Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.

