HomeKulturëMiratohet Ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore

Miratohet Ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore

spot_img

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar Ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore.

Ky ligj është hartuar në kuadër të reformimit të sistemit të inspektimeve në vend, pas miratimit të Ligjit për Inspektimet dhe themelimit të Zyrës së Inspektoratit të Përgjithshëm.

Përmes tij, Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ngrihet në nivel të agjencisë ekzekutive, duke mundësuar rritjen e kapaciteteve inspektuese dhe përmirësimin e kushteve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Ligji synon avancimin e procesit të inspektimeve dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, në funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së monumenteve të trashëgimisë kulturore në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Do të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për zbatimin e këtij ligji dhe funksionalizimin e plotë të Inspektoratit si agjenci ekzekutive.

Lajmet e Fundit

Brazili pa Neymarin edhe për ndeshjen ndaj Haitit?

Ylli i Kombëtares së Brazilit, Neymar Jr nuk ka arritur ende të rikuperohet. Sipas mediave ndërkombëtare,...

Temperaturat e larta, Inspektorati i Punës bën thirrje për kujdes të shtuar

Inspektorati Qendror i Punës, përmes një postimi ka bërë thirrje ndaj punëtorëve dhe punëdhënësve,...

Udhëheqësit e G7-ës hapin bisedimet e samitit mbi Ukrainën dhe Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu bashkua udhëheqësve botërorë në samitin e Grupit të Shtatë...

BPV-ja në TM1 2026 shënon rritje reale për 5.43%, krahasuar me TM1 2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat e Bruto Produktit Vendor për...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...