Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim me qytetarë në Viti, nga ku ka theksuar se mbështetja për LDK-në dhe fryma e bashkimit po forcohen çdo ditë.
Duke folur para të pranishmëve, Abdixhiku e cilësoi Vitinë si një qytet me traditë pune dhe qëndrueshmërie.
“Në qytetin e punës, qëndrueshmërisë e njerëzve që nuk dorëzohen lehtë, pamë edhe një herë se fryma e bashkimit po rritet çdo ditë”, tha ai.

