HomeAktualeShqipëri: 233 banesa të djegura dhe 10 viktima në vitin 2025, shkak...

Shqipëri: 233 banesa të djegura dhe 10 viktima në vitin 2025, shkak bombolat e gazit

Published on

spot_img

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se gjatë vitit të fundit në Shqipëri janë regjistruar zjarrvënie në 233 banesa, ku si pasojë 10 qytetarë kanë humbur jetën nga asfiksia dhe 5 të tjerë janë plagosur.

Sipas të dhënave, numri më i lartë i banesave të djegura është shënuar në Tiranë me 93 raste, pasuar nga Durrësi me 27 dhe Vlora me 20.

Ndër shkaqet kryesore të rënies së zjarrit janë përmendur bombolat e gazit, defektet/shkëndijat elektrike, si dhe djegia e makinave elektrike në garazhe.

Në lidhje me rrezikun në hapësirat nëntokësore dhe përdorimin e gjeneratorëve, Shkëlqim Goxhaj ka deklaruar se në territorin e Bashkisë së Tiranës janë spostuar gjeneratorët, të cilët sipas tij janë përdorur kryesisht nga marketet, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë nëse katet nëntokë po shfrytëzohen si biznese.

Ai ka ngritur shqetësimin edhe për parkimet nëntokësore, duke thënë se propozimi është që parkimet të jenë të hapura, sidomos në rastet kur mund të ketë incidente me automjete elektrike.

Goxhaj ka sjellë si shembull garazhin e “Air Albania”, duke theksuar se aty ka ventilim dhe “nuk ka shans të mos ventilohet”, ndërsa ka kërkuar që standardet e tilla të zbatohen edhe në hapësira të tjera.

Latest articles

Kryeministri në plus, shoqëria në borxhe deri në fyt

Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit Në Kosovë, ekonomia e familjeve mbahet mbi kredi,...

FFK: Kur luajnë Dardanet, tribuna e mediave nuk duhet të jetë bosh!

Mbrëmë, në ndeshjen Kosovë – Bullgari në konkurrencën e vajzave, ndodhi diçka që nuk...

Stabilizimi institucional e politik, parakusht për sigurinë kombëtare

Shkruan: Hisen Berisha (Kosova nuk përballet vetëm me krizë të brendshme politike, por me një...

Goditje e rëndë për Gjermaninë, “ylli” i Bayern Munich humbet botërorin

Serge Gnabry ka pësuar një dëmtim të rëndë në stërvitjen e djeshme të Bayern...

More like this