LDK-ja ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Bartëse e kësaj liste është Vjosa Osmani, kurse lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku është renditur në numrin 2.
“Kjo është lista fituese e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
110 kandidatë.
110 përfaqësues të një ideje për Republikën; të një Republike me dinjitet, me institucione të forta, me zhvillim, me aleanca të palëkundura perëndimore dhe me njerëz në qendër të saj.
Një ekip që bashkon përvojën dhe energjinë e re. Integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj Republikës.
Me njerëz që vijnë nga çdo anë e Kosovës, nga diaspora, nga jeta akademike, profesionale e qytetare; me gra e burra që besojnë se ky vend meriton më shumë qetësi, më shumë siguri dhe më shumë shpresë.
Ky është ekipi ynë.
7 qershori është dita e ringritjes se madhe!”, ka njoftuar LDK-ja.

