HomeAktualePranë varrit të Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt, Hoxhaj: Liria ka pasur...

Pranë varrit të Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt, Hoxhaj: Liria ka pasur çmim të madh

spot_img
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj  ka bërë homazhe pranë varrit të Heroit të Kombit, Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, ku së bashku me familjarët e tyre ka nderuar sakrificën dhe kontributin e tyre për lirinë e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka theksuar se vepra dhe emri i tyre mbeten amanet për brezat që të mos harrohet kurrë çmimi i lirisë.
“Pranë varrit të Heroit të Kombit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, bashkë me familjarët e tyre, kujtuam me dhimbje e krenari sakrificën e njerëzve që ia hapën rrugën lirisë së Kosovës. 28 vite më pas, emri dhe vepra e Ilirit dhe Hazirit mbeten amanet për të mos harruar kurrë çmimin e lirisë. Lavdi të përjetshme!”, ka shkruar ai.
Homazhet u zhvilluan në përvjetorin e rënies së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt, të cilët konsiderohen ndër figurat simbol të rezistencës dhe luftës çlirimtare të Kosovës.

Lajmet e Fundit

Irlandezët kanë frikë nga Muriqi, Zhegrova dhe Asllani

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka potencialin për t’i shkaktuar probleme serioze Republikës së...

Kurti takon në Nju-Jork presidentin e Bankës Botërore 

"Gjatë qëndrimit në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sot takova edhe...

Gjini: Jonormale me negociu tërheqjen e lëndëve nga Gjykata me votimin e ligjit për Specialen

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i ftuar në Pressing në T7 foli për dënimin...

Kurti takohet me Kallasin në OKB: Kërkon trysni ndaj Serbisë dhe statusin kandidat për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në selinë e Organizatës...

Më të lexuarat

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...