HomeAktualeAleanca, me në krye me Ardian Gjinin, është zgjedhja e duhur

Aleanca, me në krye me Ardian Gjinin, është zgjedhja e duhur

spot_img

Nga Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit

Kolegu e miku im, Ardian Gjini, vjen si një kandidat me peshë të dëshmuar në çdo nivel të angazhimit publik. Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, ai është i shkolluar mirë, inteligjent dhe thellësisht i përgatitur, i njeh temat në detaje dhe vepron me siguri e qartësi.

Përvoja e gjatë në politikë, po ashtu si deputet në Kuvendin e Kosovës, i ka dhënë njohje të plotë të proceseve shtetërore dhe vendimmarrjes strategjike. Ka shërbyer edhe si ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku ka trajtuar çështje kyçe të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të menaxhimit të territorit me përgjegjësi dhe profesionalizëm. Në krye të komunës, ai ka sjellë rezultate konkrete dhe të matshme. Transformimi i Gjakovës gjatë mandatit të tij është dëshmi e qeverisjes efektive, investime në infrastrukturë, rregull urban, përmirësim të shërbimeve dhe zhvillim ekonomik lokal që ndihet në jetën e përditshme të qytetarëve.

Komunikimi i mirë me partnerët ndërkombëtarë dhe aftësia për të ndërtuar besim e bashkëpunim, e bëjnë përfaqësues serioz të Kosovës edhe jashtë vendit.

Ai është i afërt me qytetarin, i thjeshtë në komunikim dhe modest në paraqitje, me përmbajtje të fortë dhe vizion të qartë për zhvillimin e vendit, si dhe kapacitet për ta kthyer atë vizion në rezultate.

Kosova ka nevojë për udhëheqje të qëndrueshme, për dije dhe për vendime që prodhojnë zhvillim real. Aleanca, me në krye me Ardian Gjinin, është zgjedhja e duhur.

Lajmet e Fundit

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë...

Një Figo i ri? Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Performancat e Torres në Kupën e Botës kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...